Taipei, kryeqendër e Tajvanit(VCG)

Taipei, kryeqendër e Tajvanit(VCG)

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së, uroi të dielën Eric Chu për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Kuomintang (KMT) të Kinës.

Duke u mbështetur në bazën e përbashkët politike të Konsensusit të vitit 1992 dhe kundërshtimin e “pavarësisë së Tajvanit”, gjatë viteve të fundit të dyja partitë kanë pasur ndërveprime pozitive dhe kanë nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, duke sjellë përfitime për banorët e të dy brigjeve dhe duke arritur rezultate të dukshme, tha Xi në mesazhin e tij të urimit.

Ai shprehu shpresën se të dyja partitë do të këmbëngulin në bazën e përbashkët politike, do të mbrojnë interesat kombëtare dhe do të punojnë bashkërisht për të mirën e popullit, për ruajtjen e paqes në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit dhe për realizimin e ribashkimit e rilindjes kombëtare.

Chu, në përgjigjen e tij, shprehu falënderime për Xi Jinping-un.

Duke vënë në dukje se banorët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit janë kinezë, Chu shprehu shpresën e tij që të dyja partitë do të shtojnë besimin e ndërsjellë, shkëmbimet dhe bashkëpunimin në bazë të këmbënguljes në Konsensusin e vitit 1992 dhe kundërshtimit të “pavarësisë së Tajvanit”.

Chu shprehu gjithashtu shpresën për çuarjen përpara të zhvillimit paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës, duke bërë përpjekje të përbashkëta për të mirën e popujve të të dy brigjeve të ngushticës dhe nxitjen e paqes e stabilitetit në ngushticë. (Wang Lei/ Artan)