Foto nga VCG

Nga 11 deri më 15 tetor dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, do të zhvillohet duke u ndarë në dy faza në qytetin Kunming të Kinës Jugperëndimore Konferenca e 15-të e Palëve të Konventës së Diversitetit Biologjik (COP15). Tani punët përgatitore për fazën e parë të konferencës janë në përgjithësi gati.

COP15 është një konferencë e rëndësishme e OKB-së në fushën e mjedisit ekologjik. Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Ekologjike në Ministrinë e Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës Cui Shuhong tha:

“Konferenca COP zhvillohet çdo dy vjet. Nga COP14 deri në COP15 kanë kaluar dy vjet nën ndikimin e pandemisë. Sipas rendit të ditës, në fazën e parë të konferencës do të mbarojë shqyrtimi i të gjitha temave, përveç kornizës së biodiversitetit global pas vitit 2020, që do të shqyrtohet dhe përcaktohet në fazën e dytë të konferencës vitin e ardhshëm.”

Diversiteti biologjik krijon bazën e mbijetesës dhe të zhvillimit të njeriut. Për të përballuar gjendjen serioze të humbjes së biodiversitetit global, në COP10 të zhvilluar në vitin 2010 në Aichi të Japonisë u përcaktua Objektivi i Diversitetit Biologjik i OKB-së për vitin 2020, i njohur edhe si Objektivi i Aichi-së, por ai nuk po zbatohet siç duhet në mbarë globin.

Si një nga vendet me diversitetin më të pasur biologjik në botë, Kina ka zbatuar seriozisht Objektivin e Aichi-së, duke përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e ndryshme. Siç bëhet e ditur nga drejtori Cui Shuhong, gjendja e zbatimit të Objektivit të Aichi-së në Kinë është në një nivel më të lartë se mesatarja globale.

“Deri tani ecuria e tre projekteve në Kinë e ka kaluar standardin e përcaktuar në Objektivin e Aichi-së. Njëkohësisht, 13 projekte e kanë arritur në përgjithësi objektivin. Kina ka pasur rezultate në të 20 projektet e veprimit të përcaktuara në Objektivin e Aichi-së dhe gjendja e përgjithshme e zbatimit në Kinë është më e lartë se niveli global,” theksoi Cui Shuhong. (Fani/Artan)