
Foto: Visual People
Janë mbyllur zgjedhjet e rregullta për nënsektorin e Komisionit Zgjedhor të Hong-Kongut të Kinës për vitin 2021. Këto janë zgjedhjet e para që kur u bënë përmirësime në sistemin zgjedhor të Hong-Kongut në fillim të këtij viti.
Duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit të së dielës, votuesit hodhën votën në pesë vendvotime të zakonshme dhe një vendvotim të posaçëm në mbarë Hong-Kongun, të ngritura nga qeveria e rajonit. Për herë të parë në qendrat e votimit u përdor një sistem elektronik regjistrimi, për të siguruar një proces më efikas dhe më të saktë.

Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00 të së dielës, kutitë u dorëzuan në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitave për numërimin e votave nën vëzhgimin e kandidatëve, komisionerëve dhe numëruesve në zonën e caktuar të pikës qendrore të numërimit.
Komisioni Zgjedhor ka funksione të rëndësishme sipas sistemit zgjedhor të përmirësuar të Rajonit të Posaçëm Administrativ, duke përfshirë emërimin e kandidatëve për zgjedhjet kryesore ekzekutive, zgjedhjen e kryeekzekutivit të emëruar, propozimin e kandidatëve për zgjedhjet e Këshillit Legjislativ dhe zgjedhjen e 40 anëtarëve të Këshillit Legjislativ.

Pas përfundimit të votimeve në orën 6 të pasdites së të dielës, kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Adminsitrativ të Hong-Kongut Carrie Lam theksoi se këto zgjedhje, të parat pas përmirësimeve në sistemin zgjedhor të Hong-Kongut, kanë rëndësi të madhe.
Zgjedhjet tregojnë se Hong-Kongu zbaton parimin e "qeverisjes së Hong-Kongut prej patriotëve", mbron sovranitetin kombëtar, sigurinë e interesat e zhvillimit dhe siguron zbatimin e suksesshëm të parimit "Një vend, dy sisteme", tha ajo.
Mandati pesëvjeçar i Komisionit të ri Zgjedhor do të fillojë më 22 tetor të këtij viti dhe do të përfundojë më 21 tetor 2026.







