Të premten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Joe Biden zhvilluan një bisedë telefonike për marrëdhëniet kino-amerikane dhe problemet përkatëse me interes të përbashkët.

Xi Jinping-u vuri në dukje se, për një kohë të caktuar, politika amerikane ndaj Kinës ka sjellë vështirësi të mëdha për marrëdhëniet dypalëshe dhe kjo nuk përputhet me interesat themelore të dy popujve dhe të vendeve të tjera. Kina dhe ShBA-ja janë përkatësisht vendi më i madh në zhvillim dhe vendi më i madh i zhvilluar në botë, dhe trajtimi siç duhet i marrëdhënieve mes tyre lidhet me fatin e ardhshëm të botës. Nga bashkëpunimi dypalësh bota do të ketë përfitime, kurse ballafaqimi dypalësh do t'i sjellë asaj vetëm fatkeqësi. Marrëdhëniet kino-amerikane duhet të zhvillohen në rrugën e duhur, u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden vuri në dukje se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhëniet më të rëndësishme në botë dhe mënyra e trajtimit të tyre do të ndikojë në të ardhmen e botës. Dy vendet nuk kanë arsye të futen në konflikte për shkak të konkurrencës dhe ShBA-ja nuk planifikon kurrë ta ndryshojë politikën e “Një Kine”. Pala amerikane dëshiron të zhvillojë më shumë shkëmbime të sinqerta dhe dialog konstruktiv me Kinën për të shmangur keqkuptimet e konfliktet, duke nxitur marrëdhëniet dypalëshe të rikthehen në rrugën e duhur. ShBA-ja pret të forcojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Kinën për ndryshimin e klimës etj.

Dy palët ranë dakord të ruajnë kontaktet e shpeshta të mënyrave të ndryshme për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. (Fani)