Foto nga VCG

Në mbrëmjen e 8 gushtit dhe mëngjesin e 9 të gushtit, ministri i Jashtëm i Britanisë Dominic Raab dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken postuan artikuj në mediat sociale, ku shprehën fjalë pa bazë mbi arrestimin e anëtarëve të organizatës antikineze “Zhi Lian Hui”, duke e dënuar veprimin e policisë hongkongase si “abuzim me ligjin” dhe “shtypje e mendimit ndryshe”.

Kjo ka zbuluar më tej që organizata “Zhi Lian Hui” në fakt është një “agjent për të huajt”, ka treguar më tej drejtësinë dhe domosdoshmërinë e veprimeve të policisë hongkongase dhe ka demaskuar hipokrizinë dhe standardin e dyfishtë të disa politikanëve amerikanë dhe britanikë.

Njerëzit që e njohin mirë historinë e zhvillimit të Hong-Kongut, e dinë që qysh nga krijimit, “Zhi Lian Hui” është një forcë politike e ushqyer nga forcat armiqësore jashtë Kinës. Gjatë mbi 30 vjetëve, kjo organizatë ka shfrytëzuar emrin e qytetarëve vendorë dhe ka kryer veprime të ulëta antikineze. Nga mitingjet që provokojnë dhunë dhe përbaltja e hapur ndaj politikës bazë “Një vend, dy sisteme”, deri në orvatjen për “revolucion me ngjyrë” në Hong-Kong, veprimet për krijimin e kaosit nga “Zhi Lian Hui” janë të mirëdokumentuara dhe fytyra e vërtetë e shërbimit ndaj të huajve e saj është zbuluar para publikut.

“Zhi Lian Hui” është një organizatë antikineze që përpiqet të përmbysë në mënyrë të hapur pushtetin shtetëror. Anëtarët e saj dyshohet se kanë shkelur ligjin dhe asnjë vend me sundim të ligjit nuk mund të tolerojë.

Me mbrojtjen e ligjit së sigurisë kombëtare në Hong-Kong, të gjitha organizatat antikineze sigurisht do të përfundojnë me dështim të plotë. Sot Hong-Kongu është përfshirë në planin e 14-të 5-vjeçar, zona e bashkëpunimit Qianhai – Shenzhen – Hong-Kong është ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe prirja e madhe në Hong-Kong për qëndrueshmëri dhe lulëzim nuk do të ndryshojë. (Jianglei/Artan)