Më 11 shtator 2018, në Enshi të Hubei-t, fshatarët Li Honghua dhe Xu Fazhi duke pastruar perime me ujë nga rubineti.

Në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së, është propozuar që deri në vitin 2015 të përgjysmohej numri i njerëzve që nuk mund të siguronin ujë të pijshëm dhe nuk kishin qasje në instalimet bazë higjienike. Të dhënat statistikore të OKB-së tregojnë që pas përmirësimit, në vitin 2012, 92% e kinezëve mund të merrnin ujë të pijshëm të sigurt dhe 84 % mund të përdornin tualete të rregulluara.

Në këtë bazë, Kina vazhdon të shtojë përpjekjet e saj për garantimin e sigurisë në ujë të pijshëm për popullin dhe përmirësimin e mjedisit të banimit. Deri në gusht 2020, 80 % e banorëve ruralë mund të përdornin ujë nga rubineti. Ndërkohë, në fund të vitit 2020, pas tre vjet rregullimesh të mjedisit të banimit në zonat rurale që kishin filluar në 2018-n, niveli i përhapjes së tualeteve në zonat rurale është mbi 68 % dhe mbi 40 milionë familje rurale kanë tualet në shtëpi.