Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten Planin Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Njeriut (2021-2025).

Ky plan veprimi ndahet në tetë pjesë: Parathënie; Të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore; Të drejtat civile dhe politike; Të drejtat e mjedisit; Garantimi i interesave për grupet e posaçme; Arsimi dhe studimi mbi të drejtat e njeriut; Pjesëmarrja në qeverisjen globale për të drejtat e njeriut; Mbikëqyrja dhe vlerësimi i zbatimit të programit.

Në këtë dokument vihet në dukje se, që nga viti 2009, Kina ka formuluar dhe zbatuar me sukses tre plane kombëtare veprimi për të drejtat e njeriut. Standardet e jetesës së njerëzve kanë vazhduar të përmirësohen, të drejtat e ndryshme janë mbrojtur në mënyrë më efektive, politikat dhe masat ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e grupeve të veçanta janë përmirësuar dhe sundimi i ligjit për të drejtat e njeriut është përmirësuar. Janë forcuar më tej garancitë dhe pjesëmarrja e plotë në qeverisjen globale të të drejtave të njeriut, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për punët globale të të drejtave të njeriut.

Objektivat e këtij plani kombëtar për periudhën 2021-2025 janë:

Objektivi i përgjithshëm është zhvillimi i lirë, i gjithanshëm dhe i përbashkët i punëve për të drejtat e njeriut;

Garantimi i plotë i të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore;

Garantimi konkret i të drejtave civile dhe politike;

Nxitja e punëve ekologjike dhe ndërtimi i një Kine të bukur;

Nxitja e ndarjes së arritjeve të zhvillimit në mënyrë të barabartë;

Përhapja e arsimit, studimit dhe trajnimit për të drejtat e njeriut;

Pjesëmarrja aktive në qeverisjen globale të të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.