Ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs u shpreh në një intervistë për mediat malajziane se Kina ka bërë një punë të mrekullueshme në luftën antiepidemike dhe bota mund dhe duhej që të mësonte më shumë nga masat e Kinës. Ai bëri thirrje që ShBA-ja duhet të bashkëpunojë me Kinën dhe të mos e detyrojë Kinën të veprojë sipas dëshirave të ShBA-së.

Jeffrey Sachs është drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm në Universitetin e Kolumbias dhe kryetari i komisionit për COVID-19 të revistës ndërkombëtare mjekësore “The Lancet”.

Ai u shpreh që bota nuk bëri reagime të mjaftueshme ndaj epidemisë. Një nga problemet kryesore mund të jetë që ShBA-ja nuk arriti të zhvillojë bashkëpunim me Kinën për një zgjidhje globale. Sipas Sachs-it, ShBA-ja duhet medoemos të bashkëpunojë me Kinën “për të kërkuar një zgjidhje globale për përballimin e epidemisë së COVID-19”. Vetëm kjo mund të përfundojë pandeminë që është përhapur në tërë botën.

Jeffrey Sachs vuri në dukje që ShBA-ja i ka vendosur veprimet personale mbi interesat publike shoqërore, çka është një nga shkaqet që epidemia në ShBA nuk është kontrolluar në mënyrë efekte.

Ekonomisti u shpreh gjithashtu që vendet e pasura nuk kanë ndarë njohuritë e tyre në mënyrë bujare, veçanërisht lidhur me vaksinat. Ai i nxiti vendet e ndryshme të përpiqen më shumë dhe të bashkërendohen në përballimin global të epidemisë.