
Zona e Bashkëpunimit të Industrisë Moderne të Shërbimeve Qianhai Shenzhen – Hong-Kong (Foto: VCG)
Autoritetet qendrore të Kinës kanë publikuar një plan të ri për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së bashkëpunimit për metropolin jugor Shenzhen dhe Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.
Sipas planit, do të thellohet në mënyrë të gjithanshme reforma dhe hapja e Zonës së Bashkëpunimit të Industrisë Moderne të Shërbimeve Qianhai Shenzhen – Hong-Kong.
Plani, i shpallur nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit, u bë publik të hënën.

Zona e Bashkëpunimit të Industrisë Moderne të Shërbimeve Qianhai Shenzhen – Hong-Kong (Foto: VCG)
Plani i përgjithshëm për krijimin e zonës së bashkëpunimit u miratua nga Këshilli i Shtetit në vitin 2010.
Gjithsej 11 500 kompani me investime nga Hong-Kongu janë regjistruar në këtë zonë, me një kapital të regjistruar 1.28 trilionë juanë (198 miliardë dollarë), sipas të dhënave zyrtare të publikuara në fund të gushtit. (Çang Çuo)







