Foto nga VCG

Kina do të publikojë një skemë të tregtimit të energjisë së gjelbër në përpjekje për të ndërtuar një sistem të ri energjie, me energjinë e re si bosht, dhe për të arritur objektivat për kulmin e lëshimit dhe asnjanësimin e karbonit, tha Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në uebsajtin e tij të martën.

Në tregtimin e energjisë së gjelbër do të veçohen disa përdorues që janë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi shoqërore për të tregtuar drejtpërdrejt me projektet e energjisë së erës dhe fotovoltaike.

Komisioni tha se të ardhurat e krijuara nga transaksionet do të përdoren për të mbështetur zhvillimin dhe konsumin e energjisë së gjelbër dhe për të promovuar më mirë ndërtimin e sistemit të ri.

Projekti pilot, nën drejtimin e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e Reformës dhe Administratës Kombëtare të Energjetikës, do të zbatohet në bursat e tregtimit të energjisë në Pekin dhe Guangzhou, në bashkërendim me dy operatorët e mëdhenj të energjisë elektrike të vendit – Korporata Shtetërore e Rrjetit Elektrik e Kinës dhe Korporata Jugore e Rrjetit Elektrik e Kinës. Do të formulohen rregulla të hollësishme për një tregtim të tillë dhe përmirësimin e funksioneve të platformave tregtare.