Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare Studimore të të Dhënave të Mëdha për Zhvillimin e Vazhdueshëm dhe Forumin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2021.

Xi vuri në dukje se krijimi i Qendrës Ndërkombëtare Studimore të të Dhënave të Mëdha për Zhvillimin e Vazhdueshëm është një masë e rëndësishme që ai ka shpallur në Asamblenë e 75-të të OKB-së, me synim që të mbështetet konkretizimi e Agjendës për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030 së OKB-së. Kreu i shtetit kinez vuri në dukje që Agjenda 2030 ka përcaktuar objektiva të qartë për zhvillimin e vendeve të ndryshme të botës, si edhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Tani bota po pëson goditje të mëdha nga COVID-19 dhe inovacioni shkencor dhe të dhënat e mëdha do të përdoren për tejkalimin e vështirësive dhe zbatimin e Agjendës 2030 në mbarë botën, u shpreh ai.

Xi shprehu gjithashtu shpresën që palët do ta shfrytëzojnë platformën e krijuar nga kjo qendër dhe nga ky forum për zhvillimin e vazhdueshëm të bazuar te të dhënat e mëdha, do të shtojnë bashkëpunim ndërkombëtar dhe do të japin kontribut për realizimin e Agjendës 2030 dhe për bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Ceremonia e përurimit të Qendrës Ndërkombëtare Studimore të të Dhënave të Mëdha për Zhvillimin e Vazhdueshëm dhe ceremonia e hapjes së Forumit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2021 u zhvilluan sot në Pekin.