VCG

VCG

Si e ka realizuar Kina mrekullinë e zhvillimit? Përgjigjja jepet në dokumentin "PKK-ja: Misioni historik dhe kontributet e saj", të publikuar ditët e fundit nga Departamentit i Promovimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, komenton Grupi Mediatik i Kinës në reagim të pyetjeve të disa studiuesve ndërkombëtarë.

Sipas komentit, arsyeja e suksesit të Kinës është ndjekja e rrugës së vet nën udhëheqjen e drejtë.

VCG

VCG

"Pas Luftës së Dytë Botërore, modeli perëndimor u konsiderua si e vetmja zgjedhje për të arritur drejt modernizimit. Por ky model nuk pati rezultate të dukshme në shumë vende në zhvillim. Gjatë qeverisjes së vendit, Partia Komuniste e Kinës çeli rrugën e socializmit me karakteristika kineze, duke marrë parasysh realitetin e vendit. Në provat e ndryshme, si ndryshimi nga ekonomia e planifikuar në sistemin e ekonomisë socialiste të tregut dhe shndërrimi i rolit të tregut në shpërndarjen e burimeve nga "baza" deri te "vendimmarrësit", PKK-ja gjithmonë ngul këmbë në eksplorimin me risi, duke çliruar dhe zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme produktivitetin shoqëror. Pas përpjekjesh të pandërprera, në kohën kur u themelua Republika Popullore e Kinës, vendi nuk ishte në gjendje të prodhonte mjaft shkrepëse dhe gozhdë. Kurse tani Kina ka përparuar në fushat si telekomunikacioni kuantik, inteligjenca artificiale, teknologjia 5G etj. Kërkimi i së vërtetës te faktet është pikënisja e të gjitha politikave të qeverisë kineze dhe kjo rrugë ka thyer 'mitin' që vetëm nëpërmjet zbatimit të sistemit kapitalist mund të realizohet modernizimi", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)