
Cila është logjika e zhvillimit dhe kodi i fitores i Partisë Komuniste të Kinës në 100 vjet? Për këtë pyetje për të cilën ka interes komuniteti ndërkombëtar, Departamenti i Promovimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës publikoi të enjten dokumentin "Misioni historik dhe vlera e veprimit e Partisë Komuniste të Kinës", ku jep përgjigjen e qartë: "Ardhja nga populli, mbështetja te populli, kontributi për popullin."
Le të marrim si shembull luftën kundër epidemisë së COVID-19. Këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të OBSh-së Bruce Aylward, që vizitoi Wuhan-in për inspektim në shkurt të vitit 2020, u shpreh: "Në rrugët e Wuhan-it nuk ka asnjë njeri, por pas çdo dritareje qëndrojnë qytetarët që mbështetin masat administrative kundër epidemisë". Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi se sakrifica e popullit kinez për frenimin e virusit është një kontribut i madh për të gjithë njerëzimin.

Sipas profesorit të Akademisë Britanike të Shkencave Shoqërore Martin Albrow, një ndër kodet e suksesit të Partisë Komuniste të Kinës në drejtimin e popullit kinez është shërbimi ndaj popullit me gjithë zemër. Në fakt, "në shërbim të kujt" është guri i provës i një partie. Përpjekjet e PKK-së prej 100 vjetësh kanë si qëllim për të realizuar objektivin që populli kinez të bëhet zot i vendit, i shoqërisë dhe i fatit të vet, duke shijuar jetën e lumtur dhe duke realizuar jetën e pasur të përbashkët. (Xu Guang)







