Foto nga VCG

Tregtia e jashtme në Rajonin Autonom Xinjiang-Ujgur të Kinës u rrit në shtatë muajt e parë të këtij viti 14 për qind, ose rreth 13 miliardë dollarë amerikanë, duke arritur vlerën e 84 miliardë juanëve.

Të dhënat nga doganat vendore tregojnë se vëllimi i eksportit të Xinjiang-ut pati një rritje të madhe vjetore me 33.2 për qind, duke arritur në rreth 65 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe.

Që nga marsi, vëllimi i tregtisë së jashtme të Xinjiang-ut ka shënuar rritje çdo muaj, duke arritur një nivel të ri në korrik.

Xinjiang-u ka pasur një rritje të vëllimit të tregtisë me Kirgizistanin 98 për qind, ndërsa me Bashkimin Evropian afro 77 për qind.

Ka pasur gjithashtu rritje në tregtinë e rajonit me Kazakistanin dhe Taxhikistanin, si dhe me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” dhe me anëtarët e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal. (Artan/Fani)