Të enjten filloi të zbatohet zyrtarisht lista e parë negative mbi tregtinë e jashtme të shërbimeve në portin e tregtisë së lirë të Hainan-it. Kjo listë do të ndihmojë në grumbullimin e talenteve të shquara globale, të teknologjive të përparuara, të të dhënave dhe faktorëve të tjerë të shkëlqyer të prodhimit, për të nxitur qarkullimin e brendshëm dhe qarkullimin e jashtëm.

Brenda portit të tregtisë së lirë të Hainan-it, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimet, trajtohen në mënyrë të barabartë, përveç fushave të kufizuara në këtë listë negative. (Xu Guang)