Foto nga VCG

Kina ka krijuar një platformë të shërbimit financiar digjital për të nxitur zhvillimin e shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë.

Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor ofron shërbime të tilla si financimi.

Platforma deri më tani ka ndihmuar 30 ndërmarrje të sektorit të logjistikës dhe tregtisë ndërkufitare për të siguruar financim me vlerë 1.2 miliard juanë, ose rreth 194 milion dollarë amerikanë.

Platforma synon të përmirësojë aftësinë e bankave për të parandaluar dhe kontrolluar rreziqet e kredive, për të zhvilluar më shumë produkte kreditimi dhe për të zvogëluar kostot e financimit për ndërmarrjet. (Artan/Fani)