Foto nga VCG

Të enjten, Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) publikoi një dokument lidhur me misionin dhe kontributet e Partisë.

Në këtë dokument me titullin "PKK-ja: Misioni dhe kontributet e saj" theksohet se, gjatë 100 vjetëve të fundit, të gjitha betejat, sakrificat dhe përpjekjet e bëra nga PKK-ja dhe populli kinez kanë një qëllim: rilindjen e kombit kinez.

Në dokument thuhet gjithashtu se PKK-ja është e përkushtuar ndaj popullit dhe i vë gjithmonë interesat e popullit në plan të parë. Ajo ndjek prirjen themelore të zhvillimit shoqëror dhe respekton rolin kryesor të popullit në krijimin e historisë.

PKK-ja punon për mirëqenien e popullit kinez dhe bën gjithçka për interesat e popullit, shton dokumenti. (Fani/Artan)