Presidenti kinez Xi Jinping bëri të martën një vizitë inspektimi në qytetin Chengde, në provincën veriore Hebei, duke u fokusuar në mbrojtjen dhe trashëgimin e trashëgimisë kulturore, punën fetare, solidaritetin mes kombësive, gjallërimin rural dhe shërbimet e përkujdesjes për të moshuarit.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Pikën Turistike Malore të Chengde-së, një trashëgimi kulturore botërore e UNESCO-s, që u ka shërbyer në të kaluarën perandorëve kinezë gjatë dinastisë Qing (1644-1911). Ai vizitoi pastaj tempullin “Puning”, një tempull i famshëm budist aty pranë, si dhe Muzeun e Chengde-së.

Presidenti vizitoi edhe një treg në një fshat dhe një qendër shërbimi të përkujdesit për të moshuarit në shtëpi në një lagje banimi.

Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Xi Jinping-ut në Hebei, pas inspektimit të Fermës Pyjore “Saihanba” të hënën. (Xu Guang)