Sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave të Kinës, deri në vitin 2025, sipërfaqja e mbuluar me pyje në Kinë do të arrijë në 24.1%, ndërsa vëllimi i stokut pyjor në 19 miliardë metra kub.

foto nga VCG
Kohët e fundit, departamentet përkatëse publikuan "Përmbledhjen e Planit të 14-të Pesëvjeçar të Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Pyjeve dhe Kullotave". Plani parashtron 12 objektiva kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve pyjore dhe kullosore të Kinës gjatë periudhës së "Planit të 14-të Pesëvjeçar". Li Chunliang, zëvendësdrejtor i Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, bëri të ditur:
"Deri në vitin 2025, niveli i pyllëzimit në Kinë do të arrijë 24.1 % dhe vëllimi i stokut pyjor do të arrijë në 19 miliardë metra kub. Mbulimi i plotë me bimësinë e kullotave do të arrijë 57 % dhe shkalla e mbrojtjes së ligatinave do të jetë 55 %. Gjithashtu do të mbrohet zona e rezervateve natyrore me parqet kombëtare si bosht kryesor, që do të përbëjë më shumë se 18 % të sipërfaqes së tokës. Deri në vitin 2035, cilësia dhe qëndrueshmëria e ekosistemeve pyjore, kullotave, ligatinave dhe shkretëtirave në të gjithë vendin do të përmirësohen në mënyrë gjithëpërfshirëse . Do të ndërtohet një sistem i zonave të mbrojtura natyrore me parqet kombëtare si bosht kryesor. Aftësia e ekosistemit për përthithjen e karbonit është rritur ndjeshëm dhe pengesa kombëtare e sigurisë ekologjike është forcuar. "

foto nga VCG
Kohët e fundit, migrimi verior i tufës së elefantëve në Yunnan ka ngjallur vëmendjen e publikut lidhur me habitatin e kafshëve të egra. Sipas planit, gjatë periudhës së "Planit të 14-të Pesëvjeçar", Kina do të kryejë ndërtimin e parqeve kombëtare e rezervateve të tjera natyrore dhe të projekteve të mbrojtjes së kafshëve të egra. Chen Jiawen, udhëheqës i Grupit të Planifikimit të "Planit të 14-të Pesëvjeçar" të Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, u shpreh:
"Do të vazhdojmë mbrojtjen dhe shpëtimin e 48 kafshëve të egra të rrezikuara në mënyrë kritike dhe habitateve të tyre, duke përfshirë pandat gjigante, elefantët aziatikë, gibonët e Hainan-it, tigrat siberianë dhe pangolinët kinezë, do të përcaktojmë dhe mbrojmë rreptësisht habitatet e rëndësishme dhe do të lidhim korridoret ekologjike. Zona e habitateve të rëndësishme do të rritet me 10%. Do të bëhet rifutja e kafshëve të egra, si pandat gjigante, kuajt e egër Przewalski dhe drerët, dhe do të forcohet ndërtimi i bazave të shpëtimit në terren dhe i bankave të gjeneve të burimeve gjenetike. "

foto nga VCG
Sipas raporteve, shkalla e mbulimit me pyje në Kinës ka arritur në 23.04%, dhe pyjet natyrore dhe kullotat janë rehabilituar. Detyrat pilot të sistemit të parqeve kombëtare janë kryer me sukses, integrimi dhe optimizimi i rezervave natyrore ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe popullata e më shumë se 300 kafshëve dhe bimëve të egra të rrezikuara është rritur në mënyrë të qëndrueshme.







