
Provinca Henan e Kinës Qendrore, e goditur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm në korrik, dha alarmin më të lartë për stuhitë e shiut dy herë, në orën 1 e 20 minuta dhe 4 e 55 minuta të pasdites të dielën, bëri të ditur zyra metereologjike provinciale.
Kjo zyrë parashikoi një raund të ri shirash mbi 100 mm në qytetet Pingdingshan, Luohe, Xuchang, Zhengzhou, Kaifeng, Nanyang dhe Zhoukou të dielën pasdite.
Deri në orën 4 të pasdites së të dielës, konteja Zhongmou e administruar nga qyteti Zhengzhou, kryeqendra e Henan-it, regjistroi një nivel mesatar reshjesh prej 45.7 mm, me reshjet maksimale deri në 64.8 mm. Deri më 20 gusht, konteja kishte zhvendosur më shumë se 24 mijë banorë përgjatë Lumit të Verdhë në vende më të sigurta.

Deri në orën 6 pasdite të së dielës, edhe konteja Weishi e qytetit Kaifeng të Henan-it kishte vendosur më shumë se 70 pajisje kullimi për të pastruar bllokimet e ujit në zonat urbane.

Henan u godit nga shirat e fortë që nga 16 korriku, që morën 302 jetë njerëzish deri në 2 gusht.
Kina ka një sistem paralajmërimi për motin me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson nivelin më të lartë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.







