
Foto nga VCG
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut i Kinës ka ruajtur forcën e vet si një qendër financiare globale e parapëlqyer nga investitorët dhe bizneset nga e gjithë bota, pavarësisht pasigurive dhe sfidave të jashtme, ka thënë kryeekzekutivi i Autoritetit Monetar të Hong-Kongut Eddie Yue.
Yue i tha “Xinhua”-së në një intervistë të kohëve të fundit se fuqia financiare e Hong-Kongut ka ardhur falë përparësive unike të parimit "Një vend, dy sisteme".
Hong-Kongu do të jetë në gjendje të kapë mundësitë nga rritja e shpejtë e ekonomisë së pjesës kontinentale dhe në të njëjtën kohë mban një sistem financiar të njohur globalisht që e bën atë një urë efektive midis pjesës kontinentale kineze dhe tregjeve jashtë vendit, theksoi ai.
Rreth 50 miliardë dollarë kapital i huaj hyri në Hong-Kongvitin e kaluar dhe tregu i aksioneve i tij ishte i dyti për nga madhësia në botë. Rezervat valutore të Hong- Kongut janë të shumta dhe sistemi i kursit të këmbimit funksionon mirë. Sistemi bankar gjithashtu funksionon në mënyrë të qëndrueshme me kapital të mjaftueshëm dhe rrezik të ulët.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kohët e fundit publikoi një raport që rithekson pozicionin e Hong-Kongut si një qendër financiare ndërkombëtare.
Sipas “Raportit botëror të investimeve” për vitin 2021 nga Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, Hong-Kongu mbeti destinacioni i tretë më i madh në botë për investimet e huaja të drejtpërdrejta në vitin 2020.
Yue beson se investitorët e huaj mbeten optimistë për perspektivat e rajonit.
Falë miratimit të ligjit të sigurisë kombëtare në HKSAR, u rivendosën stabiliteti dhe qetësia, gjë që ka siguruar një mjedis të qëndrueshëm biznesi dhe i ka qetësuar institucionet financiare në rajon, theksoi ai.







