Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një letër urimi Forumit mbi Industrinë e Ekonomisë Digjitale Kinë- Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (OBSh) dhe Ekspozitës “Kina Inteligjente 2021” (SCE 2021).

Duke përshëndetur zhvillimin e shpejtë global të ekonomisë digjitale, presidenti kinez vuri në dukje se teknologjitë, format dhe platformat e reja të industrisë, si 5G, inteligjenca artificiale dhe “qytetet e zgjuara”, po ndikojnë thellësisht në inovacionin teknologjik global, rregullimet strukturore industriale dhe zhvillimin ekonomik-shoqëror.

Vitet e fundit, Kina ka nxitur në mënyrë aktive industrializimin digjital, si dhe digjitalizimin e industrive, për të integruar teknologjitë digjitale me zhvillimin ekonomik e shoqëror, tha Xi.

Presidenti vuri në dukje se ky vit shënon 20-vjetorin e themelimit të OBSh-së dhe theksoi se Kina është e gatshme të çojë përpara "Frymën e Shangait" me vendet e tjera anëtare të organizatës.

Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në ekonominë digjitale dhe do të mundësojë që digjitalizimi, rrjetëzimi dhe inteligjentizimi të nxisin zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe të hapin rrugë të reja për bashkëpunimin lidhur me ekonominë digjitale, u shpreh Xi Jinping-u.

Forumi mbi Industrinë e Ekonomisë Digjitale Kinë-OBSh dhe Ekspozita “Kina Inteligjente 2021” filluan në Chongqing të Kinës të hënën.