Eksperti i OBSh-së publikoi rezultatet e studimit në fazën e parë për gjurmimin e koronavirusit, Wuhan(VCG)

Eksperti i OBSh-së publikoi rezultatet e studimit në fazën e parë për gjurmimin e koronavirusit, Wuhan(VCG)

Me afrimin e datës përfundimtare që presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar sektorit të inteligjencës të dorëzojë raportin për gjurmimin e koronavirusit në Kinë, një “i informuar anonim” ditët e fundit i tha gazetës “Global Times” se "hetimet" e palës amerikane deri tani ende nuk kanë pasur përparime konkrete. Sipas tij, qëllimi i Uashingtoni nuk është rezultati i hetimeve, por konsumimi i burimeve diplomatike të Kinës, gjë që mund t’i shërbejë si mjet shkëmbimi ShBA-së gjatë komunikimit me Kinën.

"Nëse ky raportim është i vërtetë, kjo e bën botën të shohë qartazi se 'terrorizmi i gjurmimit' është më i rrezikshëm se koronavirusi", thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Sipas komentit, ShBA-ja nxit aleatët, ushtron presion ndaj OBSh-së e shkencëtarëve që këmbëngulin në frymën e profesionalizmit, madje përdor sektorët e zbulimit për të gjetur brenda 90 ditëve dëshmi për të vërtetuar fajin e Kinës për përhapjen globale të koronavirusit. Për shembull, për shkak të shprehjes së të vërtetës nga Peter Daszak, virolog britanik që zhvilloi studim në terren në Kinë si ekspert i OBSh-së, kundër përbaltjes nga Uashingtoni mbi Institutin e Virologjisë të Wuhanit, fondet kërkimore të organizatës së tij u ndërpritën nga qeveria amerikane. Nën trysninë e ShBA-së, plani i fazës së dytë për gjurmimin e koronavirusit që u publikua ditët e fundit nga OBSh-ja për diskutim mes vendeve anëtare, shpërfill frymën shkencore e të bashkëpunimit dhe është shumë i politizuar. Lidhur me këtë, mbi 70 vende shprehën në mënyra të ndryshme mbështetjen ndaj rezultateve të studimit të fazës së parë, duke kundërshtuar politizimin e këtij problemi.

"Nga një anë, ShBA-ja nëpërmjet manipulimit politik po pengon punën e gjurmimit, gjë që ngadalëson procesin e mposhtjes së virusit me njohuri shkencore, dhe është e papërgjegjshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve në mbarë botën. Nga ana tjetër, disa politikanë pretendojnë ta lidhin Kinën, madje vendet aziatike në përgjithësi, me burimin e koronavirusit, gjë që ka acaruar urrejtjen dhe diskriminimin racial. Të dhënat statistikore tregojnë se në 16 qytete kryesore të ShBA-së, krimet e urrejtjes ndaj banorëve me origjinë aziatike u rritën 149 % vitin e kaluar në krahasim me dy vjet më parë. Këto janë pasoja të 'terrorizmit të gjurmimit të virusit', i cili krijon kundërvënie e ndarje dhe është një krim ndaj gjithë njerëzimit", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)