
Korret rrushi në provincën Jiangsu(VCG)
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën promovimin e prosperitetit të përbashkët përmes zhvillimit me cilësi të lartë, ndërsa bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të parandaluar dhe zbutur rreziqet kryesore financiare. Ai i tha këto gjatë kryesimit të mbledhjes së 10-të të Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike.
Duke vënë në dukje se prosperiteti i përbashkët është kërkesë thelbësore e socializmit, si dhe tipar i rëndësishëm i modernizimit kinez, Xi theksoi respektimin e filozofisë së zhvillimit të përqendruar te njerëzit dhe bëri thirrje për përpjekje për të arritur prosperitet të përbashkët përmes zhvillimit me cilësi të lartë.
Fitimi i betejës së vështirë kundër varfërisë dhe përfundimi i ndërtimit të një shoqërie të begatë në të gjitha aspektet kanë krijuar kushte të favorshme për prosperitet të përbashkët, sipas një dokumenti të mbledhjes.
Për të promovuar më tej prosperitetin e përbashkët, në mbledhje u vu theksi te trajtimi i saktë i marrëdhënies midis efikasitetit dhe drejtësisë. Kina do të përpiqet të rrisë të ardhurat e shtresës me të ardhura të ulëta dhe të zgjerojë shtresën me të ardhura të mesme, thuhet në dokumentin.
Kina do të përshpejtojë përmirësimin e ekonomisë socialiste të tregut, do ta bëjë zhvillimin rajonal më të balancuar, do të koordinojë zhvillimin industrial dhe do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Pekin(VCG)
Në mbledhje u theksuan gjithashtu përpjekjet për promovimin e gjithanshëm të vitalizimit rural, forcimin e infrastrukturës rurale dhe sistemin e shërbimeve publike, si dhe përmirësimin e mjedisit jetësor rural.
Meqenëse financat janë në thelbin e ekonomisë moderne, Xi theksoi parimin e qeverisjes së bazuar në treg e në ligj për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve financiare.
Ai bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të forcuar themelet e qëndrueshmërisë financiare, për të arritur ekuilibër midis ruajtjes së rritjes së qëndrueshme e parandalimit të rreziqeve dhe për shtuar hovin e rimëkëmbjes ekonomike.
Duke vënë në dukje se parandalimi i rreziqeve financiare është një nga "tre betejat e vështira" së bashku me uljen e varfërisë dhe luftimin e ndotjes, në dokumentin e mbledhjes u theksua se është bërë përparim në betejën kritike për të parandaluar dhe zbutur rreziqet e mëdha financiare, gjë që është efektive për të mbrojtur ekonominë dhe financat e Kinës dhe stabilitetin e sigurinë e pasurisë së popullit.
Vendi duhet të thellojë ndërtimin e sistemit të kreditit dhe t'i japë rol të plotë rolit bazë të kreditit në identifikimin, monitorimin, menaxhimin dhe asgjësimin e rreziqeve financiare.







