
Ushtarët e një brigade aviacioni të Korparmartës të 72-të të UÇP-së të rreshtuar për të hipur në një helikopter transporti “Mi-171” para një stërvitjeje ushtarake, 19 shtator 2020. /Xinhua
Ushtria kineze kreu të martën stërvitje me zjarr të vërtetë në hapësirën ajrore dhe detare në jugperëndim dhe juglindje të Tajvanit, një lëvizje e fortë për të "mbrojtur sigurinë kombëtare" në sfondin e provokimeve në rritje nga forcat e jashtme, tha koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP).
Duke e quajtur atë një "veprim të nevojshëm", zëdhënësi tha se stërvitja ishte në përgjigje të ndërhyrjes nga forcat e jashtme dhe provokimeve nga "forcat e pavarësisë" të rajonit ishullor.
Marrëveshja midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara ka dëmtuar rëndë paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit, vuri në dukje ai, duke shtuar se UÇP-ja do të vazhdojë stërvitjet për të siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.(Artan)







