Konferenca e shtypit

Konferenca e shtypit

Banorët e Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur të Kinës Veriperëndimore rrëfyen të hënën përvojat e tyre personale për të hedhur poshtë gënjeshtrat e politikanëve nga disa vende perëndimore në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Urumqi, kryeqendra rajonale, disa pjesëtarë nga pakicat kombëtare të rajonit treguan historitë e tyre dhe thanë se jeta dhe shëndeti i tyre janë mbrojtur mirë me zhvillimin e shpejtë të shëndetit publik në rajon vitet e fundit.

Aynur Ablikem, një infermiere obstetriste në Spitalin e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës të Urumqit, u shpreh se gjatë nëntë vjetëve që ka punuar në spital, ajo ka siguruar që pacientet nga të gjitha kombësitë të marrin trajtim në kohë dhe efektiv.

"Nga cilado kombësi të jetë pacientja, ne do të bëjmë çmos për të siguruar shëndetin e saj. Kurrë nuk kam parë a dëgjuar që ndonjë të përjetojë të ashtuquajturin sterilizim të detyruar në spitalin tim," tha ajo.

Turgun Emer, një mjek 70-vjeçar në spitalin rajonal të mjekësisë ujgure në Xinjiang, tha se ai ka praktikuar mjekësinë ujgure për gati 50 vjet dhe ka dëshmuar zhvillimin e madh të saj, që është bërë i mundur vetëm me investimet masive të vendit.

Banorë në Xinjiang

Banorë në Xinjiang

"Janë bërë investime të mëdha për të mbrojtur shëndetin e banorëve nga të gjitha kombësitë në Xinjiang," theksoi ai.

Rozegul Bekir, një fermere nga prefektura Hotan e Xinjiang-ut Jugor, tha se bashkëshorti i saj u diagnostikua me sëmundje të zemrës në vitin 2019 dhe është shëruar pas mjekimit, falë politikave të favorshme siç është sigurimi mjekësor.

"Faturat mjekësore të burrit tim i kaluan 110 000 juanët (rreth 17 000 dollarë amerikanë), por ne paguam vetëm pak më shumë se 1 000 juanë dhe pjesa tjetër u rimbursua," tha ajo.

Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Xinjiang-ut u rrit nga 30 vjet në vitin 1949 në 74.7 vjet në 2019 me zhvillimin e kauzës së shëndetit publik të rajonit, sipas të dhënave të ofruara nga Mubarak Mugeti, moderatori i konferencës për shtypin.

"Disa politikanë nga vendet perëndimore kanë mbyllur sytë mbi arritjet e kauzës së shëndetit publik të Xinjiang-ut dhe kanë shpikur pretendime të rreme si ‘gjenocidi’ dhe ‘sterilizimi i detyruar’. Këto pretendime janë krejtësisht gënjeshtra," tha Mugeti.(Artan)