Foto nga VCG

Të enjten CNN-i njoftoi se agjencia e zbulimit e ShBA-së gjeti një “thesar” të të dhënave gjenetike ku përfshihen të dhënat gjenetike të Institutit të Virologjisë të Wuhan-it. Pas deshifrimit, sipas CNN-it, këto të dhëna do të jenë kyçi i zbulimit të origjinës së COVID-19. Por në njoftim theksohet gjithashtu se nuk është e qartë si i ka marrë këto të dhëna agjencia e zbulimit.

Njoftimi i CNN-it nuk bazohet në fakte dhe synon fokusimin përsëri në laboratorin e Wuhan-it, për ta diskredituar përsëri Kinën. Ky është një zakon i vjetër i mediave amerikane.

Në maj të këtij viti, gazeta amerikane “The Wall Street Journal” shpifi se në nëntor të vitit 2019, u sëmurën tre punonjës të Institutit të Virologjisë të Wuhan-it. Ditët e fundit, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Michael McCall publikoi të ashtuquajturin version të përditësuar të “Raportit të gjurmimit të origjinës së koronavirusit”, ku përhapet fuqimisht teoria e “daljes nga laboratori i Wuhan-it”. Analisti politik amerikan Andrew Kribko u shpreh se ky raport ka për qëllim që ta përbaltë Kinën dhe ta politizojë problemin e gjurmimit, për të marrë më shumë përkrahje në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.

Tani rastet e konfirmuara të COVID-19 në ShBA i kanë kaluar 35.31 milionët dhe në këtë moment shpëtimi i jetëve është puna e parë. Vetëm respektimi i shkencës dhe bashkëpunimi mund ta ndihmojnë njerëzimin ta fitojë luftën kundër virusit. (Fani/Artan)