
Foto nga VCG
Qyteti qendror kinez i Zhengzhou-t ka forcuar më tej masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.
Qyteti ka klasifikuar 15 zona të reja si me rrezik të mesëm për COVID-19 dhe filloi raundin e dytë të testimit të acidit nukleik.
Drejtoria arsimore vendore ka shtyrë regjistrimin në shkollat fillore të qytetit.
Të gjitha lagjet e banimit dhe fshatrat në varësi të Zhengzhou-t do të zbatojnë menaxhimin e mbyllur.
Zhengzhou gjithashtu do të pezullojë shërbimet e autobusëve ndërqytetës të udhëtarëve. (Artan/Fani)







