
Foto nga VCG
Më 2 gusht, revista shkencore "Nature" botoi në uebsajtin e vet një artikull me titull "Përhapja e COVID-19 ndër drerët amerikanë", ku vihet në dukje se nëpërmjet testimit të gjakut të drerëve të egër bishtbardhë në ShBA-në Verilindore, në 40 % të mostrave u zbuluan antitrupa të koronavirusit. Studiuesit u shprehën se është ende mister si janë infektuar nga koronavirusi këta drerë.
Dreri bishtbardhë është një lloj dreri i egër i zakonshëm në Amerikën Veriore. Nga janari deri në mars të këtij viti, studiuesit mblodhën 385 mostra të gjakut të drerëve bishtbardhë në shtetet Miçigan, Pensilvani, Ilinois e Nju-Jork në ShBA-në Verilindore. Nëpërmjet testimit, studiuesit zbuluan antitrupa të koronavirusit në 40 % të mostrave të gjakut të drerëve, por këta drerë nuk kanë asnjë shenjë sëmundjeje.
Kjo është hera e parë që zbulohet infektim në përmasa të mëdha ndër kafshët e egra. Studiuesit u shprehën se është shqetësuese që një numër i madh kafshësh kanë filluar të jenë në kontakt me koronavirusin. Tani ende nuk është e qartë nëse virusi mund të infektojë kafshë të tjera të egra ose shtëpiake. (Fani)







