Foto nga VCG

Roveri kinez i Marsit “Zhurong” ka udhëtuar mbi 800 metra në sipërfaqen e “planetit të kuq” deri të premten.

Ai po kalon një terren kompleks plot me shkëmbinj, kratere dhe duna rëre dhe të gjitha sistemet e tij funksionojnë mirë.

Kina nisi misionin e saj “Tianwen-1” të përbërë nga një orbitues, një zbritës dhe një rover në korrik të vitit të kaluar. Zbritësi që mbante roverin, u ul në hemisferën veriore të Marsit në maj. (Artan/Fani)