
Foto nga VCG
Të enjten, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh në media sociale se sipas urdhrit “Shtyrja e largimit të detyruar” të presidentit amerikan, ShBA-ja do t’u japë “personave që kanë frikë të kthehen në Hong-Kong” një strehë të sigurt.
Gjatë mbi 1 viti pas zbatimit të Ligjit të Sigurisë Kombëtare, Hong-Kongu është rikthyer në rrugën e lulëzimit e të zhvillimit. Por disa politikanë amerikanë nuk e pranojnë dështimin dhe vazhdojnë të përpiqen për të krijuar rrëmujë në Hong-Kong. Nga lëshimi i paralajmërimit për tregtinë me Hong-Kong e ushtrimi i sanksioneve mbi disa zyrtarë kinezë deri në pezullimin këtë herë për 18 muaj të kthimit të disa hongkongasve, pala amerikane synon vetëm të përkrahë elementët antikinezë, duke penguar zhvillimin e Kinës.
Nga kjo anë, “personat që kanë frikë të kthehen në Hong-Kong” janë njerëzit që frikësohen nga gjykimi i drejtësisë. Ligji i Sigurisë Kombëtare u drejtohet katër krimeve: krimi i separatizmit, krimi i përmbysjes së pushtetit shtetëror, krimi i aktiviteteve terroriste dhe krimi i bashkëpunimit me forcat e huaja për të rrezikuar sigurinë kombëtare, prandaj hongkongasit që nuk kanë lidhje me këto katër krime nuk mund të kenë asnjë frikë për kthimin në Hong-Kong.
Tani hongkongasit janë gjerësisht të mendimit se Ligji i Sigurisë Kombëtare ka mbrojtur interesat e Hong-Kongut e të qytetarëve të tij dhe ka siguruar të drejtat e ndryshme të ligjshme dhe lirinë e hongkongasve dhe të të huajve në Hong-Kong. Sipas një sondazhi të bërë në fund të qershorit, 75.7 % e hongkongasve janë të kënaqur për zbatimin e Ligjit të Sigurisë Kombëtare. (Fani)







