Foto nga VCG

Më 4 korrik, Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpalli që Departamenti i Shtetit ka miratuar një program me vlerën totale prej 750 milionë dollarësh mbi shitjen e armëve për rajonin e Tajvanit të Kinës. Kjo është hera e parë që administrata e tanishme amerikane shpall shitjen e armëve për Tajvanin. Kjo është një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës, ka dëmtuar sovranitetin dhe interesat e sigurisë të Kinës, ka shkelur parimet bazë të ligjit ndërkombëtar e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka cenuar parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, posaçërisht Komunikatën e 17 Gushtit. Për këtë, Kina ka shprehur kundërshtim të vendosur dhe do të marrë masa të vendosura, të drejta dhe të duhura sipas zhvillimit të gjendjes, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Sipas tre komunikatave Kinë-ShBA, posaçërisht Komunikatës së 17 Gushtit, ShBA-ja pohon që në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është një pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme në Kinë. dhe premton që të pakësohet gradualisht shitja e armëve derisa të zgjidhet problemi më në fund. Mirëpo ShBA-ja e ka shkelur herë pas here frymën e komunikatave, ka shfrytëzuar ligjet e veta të brendshme, si “Ligji i marrëdhënieve me Tajvanin” për të nxitur shitjen e armëve Tajvanit dhe u ka lëshuar sinjale të gabuara forcave separatiste për “pavarësinë e Tajvanit”, duke prishur paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe duke shkaktuar një goditje të rëndë ndaj marrëdhënieve kino-amerikane.

Administrata e tanishme amerikane nuk ka ndrequr gabimet e administratës së mëparshme mbi çështjen e Tajvanit, por “ka hedhur më shumë benzinë” në këtë drejtim. Aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë bërë tre ulje në Tajvan, anijet ushtarake amerikane kanë kaluar shtatë herë në ngushticën e Tajvanit, Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve Tajvanit... ShBA-ja dhe autoritetet e Tajvanit kanë pasur kontakte të shpeshta, duke shtuar tensionin në gjendjen e Tajvanit.

CMG-ja në komentin e saj shkruan që këto veprime i ka treguar qartë botës që ShBA-ja është shkatërruesja më e madhe e paqes dhe e stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe krijuesja më e madhe e rreziqeve në sigurinë e ngushticës. “Kina duhet të bashkohet e do të bashkohet dhe ky është një proces historik që nuk mund të ndalohet nga askush dhe nga asnjë forcë,” e mbyll komentin e vet CMG-ja.