
Foto nga VCG
Një ekspert i sëmundjeve infektive shprehet se vaksinat kineze të COVID-19 janë efektive në mbrojtjen nga varianti “Delta” .
Sipas Zhang Wenhong, vaksinat mund të zvogëlojnë në përmasë të madhe rrezikun e rasteve të rënda dhe vdekjeve, edhe pse nuk janë 100 për qind efektive në parandalimin e infeksionit.
"Krahasuar me llojet e mëparshme të koronavirusit, ka më shumë raste me variantin ‘Delta’. Por ne kemi parë një rënie të madhe të rasteve të rënda e të vdekjeve të shkaktuara nga varianti ‘Delta’. Kjo do të thotë që vaksinat e tanishme janë pa dyshim efektive në parandalimin e variantit ‘Delta’," tha Zhang Wenhong.
Ai vuri në dukje gjithashtu se një lëvizshmëri e ulur shoqërore do ta frenonte ndjeshëm përhapjen e virusit. (Artan/Fani)







