Foto nga VCG

Pekini ka vendosur të anulojë ekspozitat dhe veprimtaritë e tjera në shkallë të gjerë të planifikuara për këtë muaj, pas konfirmimit të tre rasteve të reja me burim të brendshëm të COVID-19.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit, që duhej të fillonte javën e ardhshme, është anuluar dhe nuk dihet nëse do të zhvillohet më vonë.

Vendet publike të tilla si parqet, kinematë dhe bibliotekat, do të kufizojnë numrin e vizitorëve dhe do të zbatojnë hyrjen me turne dhe sisteme rezervimi.

Zyrtarët po punojnë gjithashtu për një plan lidhur me menaxhimin e kthimit të nxënësve në shkollë në vjeshtë.

Tre rastet e fundit në Pekin janë kontakte të ngushta të një rasti të konfirmuar të raportuar javën e kaluar.

50 kontakte të ngushta të tyre janë gjurmuar. (Artan/Fani)