
Foto nga VCG
Ditët e fundit, Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN) pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) organizoi një sondazh global në 6 gjuhët zyrtare të OKB-së. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, 83.1 % e përdoruesve globalë të internetit e përkrahin Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) të zhvillojë hetime mbi origjinën e koronavirusit në ShBA, duke qenë të mendimit se ShBA-ja është vendi më i dyshuar si burimi i COVID-19.
Megjithëse në fund të marsit grupi i përbashkët i hetimit OBSh-Kinë nxori përfundimin se virusi “ka jashtëzakonisht pak gjasa” të ketë dalë nga laboratori kinez, për të fshehur dyshimet ndaj vetes, ShBA-ja ushtron presion mbi OBSh-në për zhvillimin e fazës së dytë të gjurmimit të origjinës së koronavirusit në Kinë. Ky veprim i politizimit të problemit të gjurmimit është kritikuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
Deri tani rreth 70 vende i kanë dërguar letër OBSh-së për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj rezultateve të fazës së parë të gjurmimit në Kinë, duke kundërshtuar politizimin e këtij problemi. Sondazhi i CGTN-it ka treguar qartë këtë konsensus global.
Pala amerikane duhet t’i përmbahet parimit të hapjes e transparencës dhe të pranojë hetimet ndërkombëtare. Si institucioni më profesional në fushën e shëndetit publik global, OBSh-ja duhet t’i përmbahet parimit të barazisë dhe të zhvillojë sa më parë hetime mbi ShBA-në. (Fani/Artan)







