
Gjatë takimit ditët e fundit me sekretarin e përgjithshëm të OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se ShBA-ja e përkrah OBSh-në të zhvillojë më shumë hetime mbi gjurmimin e origjinës së koronavirusit në Kinë dhe shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e bashkuar në këtë çështje.
Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, shpërfillja e ShBA-së lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar kundër pandemisë është pasqyruar në qëndrimin e saj ndaj OBSh-së. Në maj të vitit të kaluar, administrata e mëparshme amerikane shpalli tërheqjen nga OBSh-ja, duke u kritikuar rreptë nga bashkësia ndërkombëtare. Megjithëse administrata e tanishme shpalli rikthimin në OBSh, bashkësia ndërkombëtare ende dyshon për qëndrimin e palës amerikane në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër pandemisë.
Nga grumbullimi në përmasa të mëdha i vaksinave për përdorim brenda vendit deri në përhapjen e teorisë së “daljes së virusit nga laboratori” për përbaltjen e Kinës, njerëzit e kanë kuptuar se, me rikthimin e saj në OBSh, ShBA-ja synon vetëm ta marrë nën kontroll këtë organizatë, duke hequr përgjegjësinë e paaftësisë së vet në luftën kundër pandemisë.
ShBA-ja ushtron presion mbi OBSh-në për zhvillimin përsëri të hetimeve për gjurmimin e origjinës së virusit në Kinë, por kjo orvatje politike është kritikuar prej qarqeve shkencore ndërkombëtare. Ditët e fundit, biologu zviceran Wilson Edwards shprehu shpresën se rikthimi i ShBA-së në OBSh do të forcojë përpjekjet e kësaj organizate kundër pandemisë dhe për shpëtimin e më shumë jetëve. Por ai vuri në dukje se, me politizimin e problemit shkencor, OBSh-ja do të bëhet një mjet politik.
Tani varianti “Delta” i koronavirusit po përhapet në mbarë globin, prandaj, si forca profesionale udhëheqëse në luftën ndërkombëtare kundër pandemisë, OBSh-ja duhet t’i përmbahet frymës shkencore dhe mos dorëzohet para trysnisë politike. Faktet duhet të zbulohen vetëm në mënyrë shkencore. (Fani)







