
Foto nga VCG
Qyteti Nankin i Kinës Lindore raportoi 11 raste të reja të COVID-19 të dielën, tha një zyrtar shëndetësor në një konferencë shtypi të hënën.
Në këtë qytet janë raportuar gjithsej 215 raste të konfirmuara të transmetuara së brendshmi që kur një vatër e re infeksioni filloi të shfaqet më 20 korrik, kur disa pastrues në Aeroportin Ndërkombëtar “Lukou” dolën pozitivë gjatë një testimi rutinë.
Shtatë prej tyre janë raste të rënda, 127 mesatare, ndërsa 81 raste të tjera janë të lehta, tha zyrtari.
Edhe Zhengzhou, që ende vuan pasojat e shirave të rrëmbyeshëm rekord të rënë javën e kaluar, po përballet me sfidën e një shpërthimi të COVID-19.
Qyteti ka raportuar 12 raste të konfirmuara të COVID-19 të transmetuara së brendshmi dhe 20 raste asimptomatike deri në orën 11:00 të së shtunës. Një testim i acidit nukleik në të gjithë qytetin filloi të dielën.
Zhengzhou ka një popullsi mbi 10 milionë banorë dhe është kryeqendra e provincës më të populluar të Kinës Henan.
Testimi në të gjithë qytetin pritet të përfundojë për tre ditë.
Sipas një njoftimi për shtypin të shtunën në mbrëmje, shumica e rasteve janë pacientë, mjekë dhe punonjës në spitalin “Renmin” nr. 6.
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios raportuan 17 raste të tjera COVID-19 të lidhura me olimpiadën të hënën, përfshirë atë të një sportisti.
Numri i përgjithshëm i rasteve të tilla ka arritur në 276.







