Gjatë një interviste ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) të enjten, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se sportistët kinezë po tregojnë plotësisht shpirtin olimpik dhe paraqitja e tyre të Olimpiadën e Tokios është për t’u krenuar.

Gjatë intervistës në studion e CMG-së në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve, Bach-u tha se që nga vizita e tij e parë në Kinë në vitin 1980 deri më sot, Kina ka pësuar ndryshime kolosale, jo vetëm në fushën sportive. Ai theksoi se rezultatet e shquara të arritura nga sportisët kinezë në veprimtaritë e ndryshme sportive i kanë lënë përshtypje të thella dhe i kanë paraqitur botës një Kinë në zhvillim të spikatur dhe të shpejtë. Falë nismës së presidentit Xi Jinping për Lojërat Olimpike Dimërore, 300 milionë kinezë kanë marrë pjesë në sportet dimërore: "Besoj se në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin 2022, populli kinez mirëpritës do t'i sjellë botës një kujtim të veçantë."
Duke folur për njoftimet e CMG-së mbi “Tokio 2020”, Bach-u tha se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe CMG-ja kanë ruajtur marrëdhënie shumë të ngushta dhe ai shprehu besimin se "Pekin 2022" do të jetë një gur tjetër kilometirk i bashkëpunimit midis dy palëve. Në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Bach-u i shprehu falënderime CMG-së për përkrahjen konsekuente ndaj Olimpiadës.
Si transmetues zyrtar i "Tokio 2020", CMG-ja merr përsipër edhe prodhimin e sinjaleve publike ndërkombëtare për një pjesë të sporteve kryesore. Kësaj here, CMG-ja dërgoi një ekip raportimi prej gjithsej afro 800 vetash dhe programet e nivelit të lartë transmetohen nëpërmjet kanaleve televizive CCTV1, CCTV2, CCTV5, CCTV5+, CCTV4K, si dhe kanaleve të radios "Zëri i Kinës" dhe platformave të mediave të reja. (Wang Lei/ Artan)







