
Një punonjëse po provon të përdorë apratin e thithjes së vaksinës/foto nga CMG
Vaksinat kundër COVID-19 do të jetë e mundur së shpejti të merren edhe me anë të thithjes, duke arritur rezultate të ngjashme me ato që bëhen me anë të injektimit, por pa shkaktuar "efekte anësore serioze", sipas një artikulli mbi rezultatet e fundit të kërkimeve, të botuar në revistën "The Lancet për Sëmundjet Infektive" më 26 korrik.
Në artikull bëhet e ditur se vaksina, që quhet "Ad5-nCoV", mund të përdoret si përforcues edhe për njerëzit e vaksinuar.
"Ad5-nCoV i avulluar ka tolerancë të madhe," thuhet në artikull. "Dy doza të vaksinës së avulluar mund të ngjallin reagime të antitrupave neutralizuese, të ngjashme me një dozë të injektuar nëpërmjet muskulit."
Artikulli u publikua pasi kërkuesit e vaksinës përfunduan fazën e parë të provës klinike me 130 të rritur në Wuhan të Kinës Qendrore, në fund të shtatorit 2020.
Kjo është hera e parë në botë që publikohet rezultati i provës, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Stafi i kërkimit të vaksinës së thithshme pranë Akademisë së Mjekësisë Ushtarake të Kinës/foto nga CMG
Sipas CMG-së, vaksina e thithshme ka kosto më të lirë, sepse përmban vetëm një të pestën e materialeve të asaj të injekuar, por mund të sigurojë të njëjtin nivel imuniteti si vaksina me injektim.
Profesoresha Hou Lihua, anëtare e grupit kërkimor të vaksinës së thithshme, i tha CMG-së se kjo vaksinë ka epërsi në tre aspekte.
Së pari, ajo është tërheqëse për njerëzit, sepse është pa injektim, që do të thotë se është edhe pa dhembje.
Së dyti, ulja e kostos krijon mundësi të prodhohen më shumë doza me të njëjtat materiale.
"Dhe së fundi, vaksina e thithshme krijon më pak mbeturina mjekësore në krahasim me atë me injektim. S'ka më nevojë për gjilpërë," tha Hou. (Wang Lei/ Artan)







