Qin Gang, ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës në Shtetet e Bashkuara, është zotuar të punojë për t’i kthyer marrëdhëniet kino-amerikane në rrugën e duhur, duke theksuar se "dera e marrëdhënieve Kinë-ShBA, e cila tashmë është e hapur, nuk mund dhe nuk duhet të mbyllet".

Duke folur për shtypin të mërkurën pasi mbërriti në ShBA për të marrë detyrën, Qin Gang tha:

"Kina dhe Shtetet e Bashkuara, dy vende të mëdha, të cilat janë të ndryshme në histori, kulturë, sisteme shoqërore dhe fazën e zhvillimit, po hyjnë në një raund të ri të eksplorimit, mirëkuptimit dhe përshtatjes së ndërsjellë."

Ai shtoi se të dy palët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t'u marrë vesh me njëri-tjetrin në epokën e re.

Duke thënë se lidhjet dypalëshe janë në një "pikë kritike", ambasadori vuri në dukje vështirësitë dhe sfidat, si dhe mundësitë dhe potencialin e madh.

Të dy popujt dhe bashkësia ndërkombëtare shpresojnë që marrëdhëniet kino-amerikane të jetë "të shëndetshme dhe në rritje," tha ai.

Ambasadori i ri kujtoi udhëtimin e këshilltarit të atëhershëm të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Henri Kisinger në Kinë 50 vjet më parë, që ndihmoi në hedhjen e bazave për vizitën e presidentit amerikan Riçard Nikson në Kinë dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Sot, pesëdhjetë vjet më vonë, si ambasadori i 11-të kinez në ShBA, unë mund të udhëtoj më hapur dhe të fluturoj drejtpërdrejt me aeroplan për në Shtetet e Bashkuara," tha Qin, duke shtuar se ai do të synojë “për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë sektorët e ShBA" gjatë mandatit të tij.

Ambasadori u shpreh gjithashtu se do të ndjekë parimet e shndërrimit të "respektit të ndërsjellë, barazisë, bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe bashkëjetesës paqësore nga mundësi në realitet".