
Foto nga VCG
Ekonomia kineze parashikohet të rritet 8.1 për qind këtë vit dhe 5.7 për qind vitin e ardhshëm, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Parashikimi i tanishëm për rritjen e vitit 2021 është 0.3 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me parashikimin e FMN-së në prill, në kushtet e uljes së investimeve publike dhe të mbështetjes së përgjithshme fiskale.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë ishte e vetmja ekonomi kryesore që pati rritje pozitive në vitin 2020, me një rritje vjetore të PBB-së prej 2.3 për qind. Kina ka përcaktuar një objektiv të rritjes së PBB-së mbi 6 për qind për sivjet, ndërsa rimëkëmbja e saj ekonomike vijon me shpejtësi.
Raporti vlerëson gjithashtu përpjekjet e Kinës për vaksinimin e popullatës, teksa deri në fund të qershorit rreth 75 për qind e tre miliardë dozave të bëra në të gjithë botën ishin në ekonomitë e përparuara dhe në Kinë.
Ekonomia globale ndërkohë pritet të rritet 6 për qind sivjet dhe 4.9 për qind vitin e ardhshëm, po aq sa parashikimi i bërë nga FMN-ja në prill.
FMN-ja i uli parashikimet për tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim në vitin 2021, veçanërisht për Azinë, por e rriti parashikimin për ekonomitë e përparuara, duke thënë se "këto rishikime pasqyrojnë zhvillimet pandemike dhe ndryshimet në mbështetjen me politika". (Artan/Fani)







