Filloi të martën udhëtimi i të rinjve evropianë në Kinë lidhur me Lojërat Olimpike Dimërore, i organizuar nga Shoqata e Miqësisë e Popullit Kinez me Vendet e Tjera.
Në ceremoninë e nisjes morën pjesë kryetari i kësaj shoqate dhe mbi 50 përfaqësues të të rinjve nga 17 vende evropiane.

Lin Songtian, kryetari Shoqatës së Miqësisë së Popullit Kinez me Vendet e Tjera, në ceremoninë e nisjes së veprimetarisë /foto nga CMG
Në fjalimin e tij, Lin-i tha se Kina është një fuqi sportive, por jo në sportet dimërore, prandaj organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore nga Kina synon zhvillimin e frymës olimpike dhe nxitjen e zhvillimit të sporteve dimërore në vend, që ato të shndërrohen në sporte masive dhe të përhapura në Kinë.
Gjatë tre ditëve në vijim, përfaqësuesit e të rinjve evropianë, të ardhur nga 10 krahina kineze, do të vizitojnë selinë e Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në distriktin Shijingshan të Pekinit dhe zonat e konkurrimit në Yanqing të periferisë së Pekinit e në Zhangjiakou të provincës Hebei. Ata do të zhvillojnë shkëmbime edhe me punonjësit e banorët vendorë për njohjen e thellë të punëve përgatitore të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, si dhe të gjendjes së përhapjes së sporteve dimërore në Kinë.

Mbi 50 përfaqësues evropianë në Kinë morën pjesë në këtë veprimtari/foto nga CMG
Lin-i shprehu shpresën që nëpërmjet kësaj veprimtarie, më shumë miq evropianë do t'i njohin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe do të marrin pjesë më aktivisht në to. (Wang Lei/ Artani)







