Mars 2019: Mostrat e ujërave të zeza në Barcelonë

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters” në qershor të vitit 2020, një grup hulumtimi pranë Universitetit të Barcelonës zbuloi koronavirusin e tipit të ri në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në mars të vitit 2020 në Barcelonë.


Korrik 2019: Sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes e pakuptueshme në shtetin Virxhinia të SHBA-së

Në korrik të vitit 2019, rrjeti televiziv amerikan ABC njoftoi se në një lagje personash në pension në shtetin Virxhinia të ShBA-së shpërtheu një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e pashpjegueshme, duke infektuar 54 veta. Kjo lagje është vetëm një orë larg me makinë prej biolaboratorit të Ushtrisë Amerikane në Fort-Detrik.


Gusht 2019: Mbyllet me emergjencë biolaboratori i Ushtrisë Amerikane

Në gusht të vitit 2019, CBS-ja njoftoi se në shumë shtete amerikane, duke përfshirë Merilandin, shpërtheu “sëmundja e mushkërive pas përdorimit të cigares elektronike”. Në atë kohë u mbyll me emergjencë Instituti Mjekësor i Sëmundjeve Infektive i Forcave Tokësore të ShBA-së. Sipas njoftimeve të gazetës amerikane “New York Times”, në studimet e biolaboratorit të ndaluara përkohësisht janë zbuluar disa toksina që kërcënojnë shëndetin e njerëzve, të kafshëve e të bimëve.


Shtator 2019: Ndoshta koronavirusi i tipit të ri kishte filluar të përhapej në Itali

Sipas njoftimeve të uebsajtit italian të lajmeve “The Local”, të gazetave britanike “Financial Times” e “The Daily Telegraph”, të televizionit francez “France 24”, të uebsajtit të lajmeve të Marsejës etj., pas testimit të mostrave të gjakut, dy institute italiane e holandeze zbuluan se koronavirusi i tipit të ri ndoshta filloi të përhapej në Itali në shtator të vitit 2019.


Mesi i dhjetorit 2019: Koronavirusi i tipit të ri në tre shtete në perëndim të ShBA-së

Sipas njoftimeve të gazetës amerikane “Wall Street Daily”, në dhjetor të vitit 2020, Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së (CDC) publikoi një raport në revistën zyrtare të Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të ShBA-së (IDSA) “Sëmundjet Klinike Infektive”, ku del se nga 13 deri më 16 dhjetor të vitit 2019, në tre shtete - Kaliforni, Oregon dhe Uashington – janë shfaqur antitrupa të koronavirusit të tipit të ri në gjakun e të paktën 39 personave.


Dhjetor 2019: Fillon të përhapet COVID-19 në ShBA

Sipas studimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë të ShBA-së (NIH), në dhjetor të vitit 2019 COVID-19 kishte nisur të përhapej në shumë shtete amerikane, si Ilinois, Uiskonsin, Pensilvani, Misisipi dhe Masaçusets.