
Konferencë shtypi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës
Kina nuk do të ndjekë planin e sugjeruar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi fazën e dytë të gjurmimit të origjinës së koronavirusit që i jep përparësi teorisë së daljes së virusit nga laboratori , njoftoi të enjten në një konferencë shtypi nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin.
"U befasova kur pashë planin e OBSh-së për fazën e dytë të gjurmimit të origjinës," tha ai. "Plani ka si një nga përparësitë e kërkimit supozimin se Kina e ka nxjerrë virusin për shkak të shkeljes së udhëzimeve të studimit."
Zeng Yixin vuri në dukje se "plani nuk respekton arsyen e shëndoshë dhe mban qëndrim arrogant ndaj shkencës".
Faza e dytë e gjurmimit të origjinës së koronavirusit duhet të kryhet mbështetur në përfundimet e fazës së pare, u shpreh z. Zeng, duke theksuar se Kina e kundërshton politizimin e një pune të tillë. "Nuk ka nevojë për të përsëritur kërkimet, të cilat kanë arritur tashmë në përfundime të qarta," shtoi ai.
Nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë u shpreh gjithashtu se Kina respekton rezultatet e raportit, të nxjerra nga të gjithë ekspertët e njohur e me përvojë të OBSh-së në mars, të cilët thanë se "dalja prej laboratorit" ishte "jashtëzakonisht shumë pak e mundur".

Konferencë shtypi për publikimin e raportit studimor rreth gjurmimit të origjinës së koronavirusit, 9 shkurt, Wuhan

Peter Ben Embarek, përgjegjësi i grupit të ekspertëve të OBSh-së në konferencën e shtypit për publikimin e rezultateve të studimit
Zeng sqaroi disa thashetheme dhe paqartësi mbi "teorinë e daljes laboratorike" lidhur me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it.
Ai kundërshtoi me forcë thashethemet, duke përfshirë atë në lidhje me tre punonjës të sëmurë për shkak të koronavirusit dhe një tjetër se instituti ka kryer eksperimente të të ashtuquajturit “fitim funksioni”. "Këto janë një gënjeshtër e pastër," tha ai.
Koronavirusi më i ngjashëm që instituti ka mbledhur nga lakuriqët e natës për hulumtime para shpërthimit të epidemisë ishte RaTG-13, i cili ka 96.2 për qind ngjashmëri me SAR-COV-2, një dallim i madh në shkencë, vuri në dukje Zeng.
Edhe hipoteza se virusi është bërë nga njeriu është e pamundur, tha Zeng. "Virusi i krijuar nga njeriu ka shenja të gjurmueshme në vetvete, po koronavirusi nuk i përmban ato," theksoi ai.







