
Foto nga VCG
Roveri kinez “Zhurong” ka lëvizur për 509 metra në sipërfaqen e Marsit që nga 11:00 e pasdites së të shtunës sipas orës së Pekinit, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës.
Roveri do të arrijë në dunën e dytë të rërës, ku pritet të kryejë një studim të hollësishëm.
“Zhurong” ka punuar në planetin e kuq për 63 ditë marsiane. Një ditë marsiane është afërsisht 40 minuta më e gjatë se një ditë në Tokë.
Imazhet e fundit të dërguara nga roveri tregojnë parashutën dhe mbulesën e tij mbrojtëse në sipërfaqen e Marsit.
Orbituesi “Tianwen-1”, i cili shërben si një satelit i transferimit të komunikimit, ka punuar në orbitë për 359 ditë në një largësi rreth 375 milionë kilometra nga Toka.
Roveri dhe orbituesi janë të dy në gjendje të mirë, me secilin nënsistem në funksionim normal.
“Tianwen-1” i Kinës, i përbërë nga një orbitues, një zbritës dhe një rover, u nis më 23 korrik 2020. Zbritësi që mbante roverin u ul në pjesën jugore të Utopia Planitia, një pllajë e gjerë në hemisferën veriore të Marsit, më 15 maj të këtij viti. (Artan/Fani)







