Edhe pse disa forca antikineze në vendet perëndimore sulmojnë dhe përbaltin Kinën në mënyrë të pandërprerë, zbatimi për një vit i ligjit të sigurisë kombëtare ka treguar që ai ka luajtur rol stabilizues për interesat e Hong-Kongut dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.

Ditët e fundit, në Hong-Kong u zhvillua forumi ligjor për ligjin e sigurisë kombëtare të Hong-Kongut me temë “Vend i sigurt, shtëpi e mirë”, ku janë shpjeguar efektet pozitive të këtij ligji.

Së pari, ky ligj sjell qetësi në zemrat e njerëzve. Ligji i sigurisë kombëtare për Hong-Kongun ka si objektiv një grup të vogël antikinezësh e forcat e jashtme ndërhyrëse, dhe si qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve hongkongas. Gjatë këtij viti të zbatimit të këtij ligji, rendi shoqëror është stabilizuar dhe qytetarët janë kthyer në gjendjen e qetë.

Sipas sondazhit nga instituti "Zijin", 75.7% e qytetarëve të pyetur janë të kënaqur nga efektet e zbatimit të ligjit të sigurisë kombëtare dhe mbi 70 % e tyre mendojnë që zbatimi i këtij ligji ka shtuar besimin e tyre për perspektivën e parimit “Një vend, dy sisteme”. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Hong-Kong ka bërë një sondazh, sipas të cilit 77 % e të pyeturve mendojnë që cilësia e jetës në Hong-Kong është e mirë. Është rritur gjithashtu edhe numri i mediave të huaja dhe gazetarëve që hyjnë në Hong-Kong. Këto tregojnë plotësisht që zbatimi i ligjit të sigurisë kombëtare e ka kthyer Hong-Kongun në shinat normale dhe të drejtat e ligjshme dhe liria e banorëve vendorë dhe e të huajve janë garantuar më mirë.

Së dyti, ky ligj stabilizon statusin e Hong-Kongut. Nën mbrojtjen e këtij ligji, statusi i Hong-Kongut si qendër ndërkombëtare financiare, transporti e tregtie është konsoliduar dhe forcuar, mjedisi i biznesit është përmirësuar dhe aftësia e tërheqjes së investimeve të huaja është shtuar më tej.

Të dhënat tregojnë që, vitin e kaluar, niveli i fondeve të tërhequra në Bursën e Hong-Kongut ishte më shumë se 500 miliardë dollarë hongkongas, mbi 50 % më shumë se një vit më parë, ndërsa tregu i dollarit hongkongas ka ruajtur fluksin e hyrjes neto të fondeve. Tani, niveli i përgjithshëm i depozitave bankare në Hong-Kong është rritur mbi 5 %. Në fund të vitit të kaluar, vlera neto e kapitaleve të menaxhuara nga fondacionet hongkongase u rrit afro 20 % në krahasim me fundin e vitit 2019.

Në 5-mujorin e parë të këtij viti, vlera e eksporteve dhe e importeve të Hong-Kongut është rritur përkatësisht me 29.4 % dhe 25.7 %. Tani afro 9000 ndërmarrje nga brenda e jashtë Kinës kanë hapur zyra përfaqësimi në Hong-Kong dhe 40 % prej tyre janë seli ose zyra rajonale.