Foto nga VCG

Ditët e fundit, uebsajti gjerman "China.Table" botoi artikullin e ish-kryeredaktorit të revistës së përjavshme gjermane "WirtschaftsWoche" Stefan Baron, ku thuhet se Partia Komuniste e Kinës bën gjithçka sa mundet për popullin. Perëndimi shqetësohet për fuqizimin e Kinës, veçanërisht sepse ky fuqizim ndodh në një vend me Partinë Komuniste në pushtet.

Në artikull vihet në dukje se Perëndimi beson se sistemi i vet demokratik është më i mirë se sistemet e tjera dhe e ka nënvlerësuar Kinën.Kjo gjendje lindi kryesisht për shkak të mungesës së njohjes për historinë, kulturën dhe mënyrën e të menduarit të Kinës. PKK-ja gjithmonë qeveris sipas gjendjes aktuale të vendit. Ky është një proces në ndryshim të vazhdueshëm.

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, nga viti 2003 deri në vitin 2016, kënaqësia e popullit kinez për qeverinë kineze u ngrit nga 86 % në 93 %. Shumica e kinezëve e admirojnë punën e qeverisë, dhe ky vlerësim vjen jo vetëm nga zhdukja e varfërisë, shtimi i pasurisë, rritja e jetëgjatësisë etj., por edhe nga më shumë liri individuale se në të kaluarën, si për shembull liria e zgjedhjes së vendbanimit, liria e martesës, liria e udhëtimit dhe e studimit jashtë vendit etj. (Fani/Artan)