Foto nga VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet t'i trajtojnë siç duhet mosmarrëveshjet dhe të thellojnë besimin e ndërsjellë.

Në një videokonferencë me Josep Borell-in, përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë të Bashkimit Evropian në Pekin të enjten, kreu i diplomacisë së Kinës theksoi:

"Kina dhe BE-ja kanë një partneritet të gjithanshëm strategjik dhe ne jemi dy forca të pavarura në botë, kështu që besojmë se kemi përgjegjësinë të ruajmë dialogun dhe bashkëpunimin në marrëdhëniet tona."

Nga ana e tij, Borrell-i tha se dallimet nuk duhet të ndalojnë kontaktet dhe shkëmbimet midis të dy palëve, duke shtuar se ka hapësirë për më shumë bashkëpunim në fushat e mjedisit, financave, sportit dhe kontrollit pandemik. (Artan/Fani)