
Foto nga VCG
Ditët e fundit, ish-studiuesi i lartë i Universitetit të Kembrixhit të Britanisë Martin Jacques botoi një artikull në gazetën kineze "China Daily", ku vihet në dukje se në bashkëpunim me popullin, Partia Komuniste e Kinës është përsosur pandërprerë dhe ka hapur një rrugë të veçantë zhvillimi, duke pasur suksese të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Megjithëkëtë, Kina nuk e imponon kurrë modelin e vet të zhvillimit mbi të tjerët, që është krejt ndryshe me idenë e vendeve perëndimore që bota duhet të ndjekë modelin e zhvillimit të Perëndimit.
Pse Perëndimi asnjëherë nuk mund ta kuptojë Kinën? Sepse Perëndimi është i mendimit se çdo vend do të hyjë më në fund në rrugën e zhvillimit të Perëndimit, duke përfshirë Kinën. Por realiteti nuk është kështu dhe as nuk do të jetë në të ardhmen. Çdo vend ka karakteristikat e veta dhe Kina ka karakteristikat e saj, thuhet në artikull.
Sistemi demokratik i Perëndimit është një sistem politik në krizë. Tani udhëheqës dhe media të disa vendeve perëndimore thonë pa pushim se qeveria kineze po përballon krizë. Në fakt, në krizë të vërtetë nuk është sistemi i qeverisjes i Kinës, por sistemi demokratik i Perëndimit. Përballë fuqizimit të Kinës, vendet perëndimore zgjedhin devijimin dhe shpërqendrimin e vëmendjes së njerëzve.
Në artikull vihet në dukje se përparimi me kohën është karakteristika kryesore e PKK-së: kjo parti është e aftë të bëjë ndryshime sipas kërkesave të kohës. Njëkohësisht PKK-ja mëson pandërprerë nga qytetërimi kinez dhe mban lidhje të ngushtë me popullin, duke punuar për interesat e popullit.
Një karakteristikë tjetër kryesore e PKK-së është vetëreformimi. Pa kuptimin e rolit të luajtur nga PKK-ja në procesin e ndryshimit të pamjes së Kinës, nuk mund të kuptohet Kina e sotme. (Fani/Artan)







