
Foto nga VCG
Kina do të shpejtojë shqyrtimin e rregulloreve për sigurinë e të dhënave lidhur me emetimin dhe listimin e aksioneve të kompanive jashtë vendit, sipas një njoftimi të publikuar të Martën.
Në njoftimin e shpallur bashkërisht prej Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zyrës së Përgjithshme të Këshillit të Shtetit, theksohet gjithashtu përmirësimi i ligjeve dhe rregulloreve të fluksit ndërkufitar të të dhënave dhe menaxhimi i informacionit konfidencial.
Kompanitë e listuara jashtë vendit po ashtu duhet të marrin përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë së tyre kibernetike.
Në njoftim thuhet se Kina do të rrisë goditjen e veprimtarive të paligjshme në sektorin e letrave me vlerë, për lehtësimin e zhvillimit me cilësi të lartë të tregut të kapitaleve, duke e vënë theksin në forcimin e mbikëqyrjes së kompanive kineze të listuara jashtë vendit dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për mbikëqyrjen e auditimit ndërkufitar.
Në të bëhet thirrje gjithashtu për krijimin e aleancave të zbatimit të ligjit, për të luftuar krimet në sektorin ndërkufitar të sigurimeve.
Njoftimi pason urdhrin rregullator për heqjen e gjigantit kinez të porositjes së taksive "Didi Chuxing" nga dyqanet e aplikacioneve në celular, për shkak të shkeljes së privatësisë së përdoruesve. Aksionet e "Didi" ranë deri në 30 për qind në tregtimin paratregtar të martën, pas megalistimit të kompanisë prej 4.4 miliardë dollarësh në Bursën e Nju-Jorkut javën e kaluar. (Artan/Fani)







